Ballina Lajmet Kosovë Kërcënohet Adem Grabovci

Kërcënohet Adem Grabovci

Në ndërtesën ku jeton shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci është lënë një letër kërcënuese.

Ndonëse në letër nuk është përmendur emri i Grabovcit, aty thuhet se nëse kalon demarkacioni “kërset zolla në shtëpinë tënde”.

Grabovci tha se kjo letër kërcënuese është lënë para derës së një fqinji të tij.

Ai shtoi se këtë rast e ka paraqitur në Polici.

Exit mobile version