Dualizmi në personalitet është një sëmundje nga e cila vështirë është të mos prekez njeri.
Shumë njerëz preken nga hipokrizia në jetën e tyre dhe nëse nuk merren masat e duhura për kurim, ajo bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre, pastaj me kalimin e kohës nuk gjejnë ndonjë problem të jenë hipokrit të kulluar, ndërkohë që refuzojnë përherë të cilësohen ose të përshkruhen si hipokritë .
Shumë njerëz janë hajdutë dhe jetojnë hajdutrinë në të gjitha detajet e saj, problemi është vetëm nëse i përshkruani si hajdutë…
Shumë të tjerë janë të pasjellshëm ndaj prindërive të tyre, problemin e kanë vetëm kur u thuhet jeni të pasjellshëm…
Shumë njerëz i shkëputin lidhjet familjare, problemi është vetëm nëse cilësohen si destabilizues brenda familjës.
Shumë të tjerë janë gënjeshtarë, por problemi për ta është nëse i përshkruani si të tillë.
Shumë janë tradhtarë, por problemin e kanë nëse ju i përshkruani ata si tradhtarë.
Për fat të keq, askush nuk dëshiron të shohë imazhin e tij të vërtetë në pasqyrë, duan që jeta e tyre të vazhdojë në gjendje të maskuar, në fytyrat e tyre ka maska të trasha që fshehin detajet e jetës së tyre plot sëmundje dhe tradhti.
Sa shumë duhet të jemi të guximshëm të qëndrojmë para pasqyrës për të parë imazhin e vërtetë të fytyrave, zemrave dhe ndjenjave tona, sepse pasqyra nuk gënjen kurrë.
Sa të guximshëm duhet të jemi për t’u përballur me veten dhe për të shëruar shtrembërimet tona para se të na godasë e vërteta.
O Zot, unë kërkoj ndihmë tek Ti, që të shoh në pasqyrë fytyrën time të vërtetë.
Muhamed Fekih