Keqpërdoruesit e detyrës zyrtare dhe ata të votës, do të dënohen 3 deri në 5 vjet burgim.
Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori Aleksandër Lumëzi, gjatë një konference të përbashkët me KQZ-në, Policinë e Kosovës dhe akterët tjerë që janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili pritet të zhvillohet më 11 qershor, raporton Ekonomia Online.
Kryeporkurori Aleksander Lumezi, ka thënë se Prokuroria e Shtetit është gati të marrë rastet të cilat mundohen të cenojnë të drejtën e votuesit.Ai ka thënë se vota e lirë është garancion për shtetndërtim. Ndërsa ka treguar se do të ketë numër të shtuar të prokurorëve.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka personat të cilat kanë lëndë penale nuk kanë drejtë rë jenë pjesë e administratës së vëzhguesve.“Nga java e kaluar kemi filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe gjithçka deri më tani po shkon mire’, ka thënë Daka.
Nehat Idrizi kryesues i këshillit Gjyqësor, ka thënë se do të marrin përgjegjësitë të cilat i takojnë.
Ai ka thënë se KGJK-ja ka synim që ky proces zgjedhor të jetë i rëndësishëm dhe pa telashe.
Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se janë në fazën përgatitore për zgjedhjet e 11 qershorit.“Tërë angazhimi i PK do të jetë i përkushtuar që rë realizohet një gatishmëri në zbatim të ligjit’, ka thënë Rexha”, ka thënë ai.