Keqpërdorimi i Psikologjisë

Duke pasur parasysh forcën e madhe të veprimit, të ndikimeve të ndryshme psikologjike në sjelljet dhe disponimin e njerëzve, psikologjia kur të keqpërdoret mund të bëhet armë e fortë në luftë kundër individit ose grupacioneve më të mëdha të njerëzve, madje edhe kundër gjithë një nacionaliteti.

Sot në botë ekzistojnë institucione, në të cilat përveç punës psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet në gjetjen e metodave për manipulime me njeriun. Këto institucione punojnë për nevoja të armatës dhe shërbimeve kundërinformative dhe financohen prej tyre, ndërsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumë të rëndësishme, kështu që deri te ato vështirë mund të arrihet para se efekti i tyre të zbatohet në praktikë.

Qendrat kryesore për studimin dhe modifikimin e sjelljeve janë universitetet dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet që i trajtojnë këto institucione janë të lloj-llojshme, ndërsa ekspertet që punojnë në to janë të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertet medicinal më eminent, që punon për nevojat e CIA-së është Mathan Kline, me detyrë kryesore që t’i stërvitë operatorët, ndërsa në projektin ndërkombëtar, dirigjimin e mendimeve

. Përndryshe Kline është i njohur si kryetar i komitetit ndërkombëtar kundër mentale (ICAMI), një ndër planet e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekt antidepresiv të porsalindurve, te të cilët duhej të veprojnë deri në fund të jetës së tyre. Kline nga diktatori i dikurshëm i Haiti P. Duvalier, mori mirënjohje më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve. Ekzistojnë fakte se organizata ICAMI me ndihmën e narkotikëve i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta mentale, si forcë pune në industri.

Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme, madje një shkencëtar deklaron hapur se bomba atomike është lodër fëmijësh në krahasim me mundësit e metodave të reja psikologjike në luftë kundër njeriut.
Më poshtë po i parashtrojmë disa nga metodat, përmes së cilave mund të manipulohet me qenien njeri.

Shpëlarja e trurit

Është metodë e cila nuk shërben vetëm për pranimin e informatave të rëndësishme nga armiku, por edhe që t’i ndryshohen qëndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveç mundësisë së pranimit të informatave dhe ndryshimit të pikëpamjeve, kjo metodë shërben edhe për kthimin e armikut në një bashkëpunëtor aktiv, në mënyrë që armiku merr pjesë në mediume të shkruara e sidomos elektronike, me pohime të rrejshme, pra aktivizohet në propagandën e kundërshtarit ndaj nacionalitetit të vet.

Hipnoza

Sot është pranuar qëndrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik të vetëdijes, e cila është shumë më e madhe se ajo në gjendje të zgjuar, dhe mundëson pranim më të mirë të sugjestioneve që vijnë nga jashtë. Përndryshe, hipnoza kur përdoret nga ekspertët, shfrytëzohet me shumë sukses si metodë ndihmëse e psikoterapisë për shërimin e neurozave dhe psikozave.

Hipnoza është një ndër faktorët më bindës për ekzistimin e motiveve të pavetëdijshme dhe ndikimeve të tyre në sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet sugjestioneve hipnotike është e mundur që të zbulohen e shqyrtohen motivet më të thella të sjelljeve të njerëzve, të korrigjohen ose ndryshohen e rrënjosen shprehitë e personalitetit dhe kështu, në vend të tyre, të regjistrohen të tjera, të reja. Kjo metodë më vonë u quajt edhe si “serumi i së vërtetës”, që zakonisht keqpërdorej në “biseda informative” të policisë. Për tu arritur gjendja hipnotike, përveç metodave klasike, përdorën e substanca kimike, pra lëndë narkotike.

ESB

Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnë nga një herë, radio-stimulator, është metode e re e psikofizikës për drejtimin e sjelljeve të njerëzve. Një ndër iniciatorët e keqpërdorimit të ESB-së është edhe njëri ndër themeluesit e organizatës ndërkombëtare për kërkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodën e vetë të interesuarve, sepse siç thotë ai, mund të ndaloj “parregulluesit politike” në baza fiziologjike përmes stimulimit të trurit. Nëpërmjet ESB-së mund t’i kontrollojmë sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerëzish, dhe në atë mënyrë të ndikojmë indirekt në ndryshime publike.

Narkotikët

Janë të njohura edhe metodat, që me anë të llojeve të ndryshme të drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., të depërtojmë në personalitete me qëllim të marrjes së informatave të caktuara. CIA për qëllime të veta përdor zakonisht LSD-në por edhe disa lloje drogash të reja, që ende janë të panjohura, së paku për opinion. Është e ditur se CIA është e interesuar për rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kësaj dite eksperimente të ndryshme me njerëz, për të vërtetuar ndikimin e drogave në ndërdijen e tyre.

Këtë e dëshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se një kohë të gjatë ka punuar si agjentë në CIA (deri sa nuk është burgosur) dhe se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz të cilët me ndihmën e drogës i kontrollon CIA.
Po e marrim vetëm një shembull sa për ilustrim për efektin e drogës LSD-25. Një sabotues me dy çanta udhëtimi të mbushura me këtë lëndë, nëpërmjet ujësjellësit, mund të paaftësojë përkohësisht të gjithë njerëzit e Evropës.

Udhëheqësit ushtarak konsiderojnë se lufta me ndihmën e substancave psikoaktive është mënyra më humane e luftës. Përdorimet për paaftësimin e materies paralizojnë përkohësisht vetëm rezistencën aktive dhe nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjeprurëse për kundërshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetën të padëmtuara, ndërkaq njerëzit, brenda 24 orëve, prapë riaftësohen për drejtimin e tyre. Do të jetojnë edhe më tej në vendbanimet e tyre të padëmtuara… por në qoftë se mënjanojmë humbjen më të madhe – lirinë personale dhe kolektive, atëherë kjo luftë ndoshta edhe do të mund të quhej si “humane”.

Numri i njerëzve të kontrolluar me anë të këtyre metodave, padyshim është i madh, dhe atë në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu, këto metoda u përdorën edhe në luftërat e fundit në Ballkan, ku policëve dhe ushtarëve serb, nëpërmjet substancave të ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata në njerëz të dëgjuar, pra në një lloj njerëzish “Zombi”, në duart e udhëheqësve të tyre, për të kryer krime nga më barbare që ka mundur të njehë ndonjëherë bota.

Ser Johan Acches, i cili për punë shkencore mori Çmimin Nobel për Medicinë, konsideron se kërkimi i trurit është problem themelor me të cilin është ballafaquar ndonjëherë njeriu. Atë, si shkencëtar dhe humanist, e shqetëson thellë edhe parashikimi, se kërkimi i trurit ndoshta do të na zbulojë veprimet me të cilat njerëzit mund të bëhen anëtarë të dëgjueshëm të sistemeve totalitare, të cilët, pa protesta do t’i zbatojnë gjithnjë ato që u urdhërohen. Të gjitha kërkimet në këtë drejtim i duken më të rrezikshme se bomba atomike.Nga Sabir Krasniqi./Mesazhi/