Përshëndetje prindër,
Du të ju tërheq vëmendjen për një dukuri që për mendimin tim është shqetesuese!
1. PARAT në duart e fëmijëve gjatë kohës në shkollë mund të jenë jo të shëndetshme.
2. Në anën tjetër, markete, kioska dhe fastfood-a afer shkollës, mund të jetë shqetësim në fakt, duke u nisur nga pafajsia e fëmijëve tanë, ata pa asnjë protokoll dhe pa as një cenzur mund të blejnë çfarë do që të duan nga mos respektimi i ligjit për gjërat të ndalume nen moshën 18 vjet nga ana e shitësve.
3. Gjera jo të shëndetshme dhe të rrezikshme per shëndetin e tyre:
a). Pije të gazuara,
b). Pije energjike,
c). Cigare dhe
d). Substanca narkotike të cilat tash mund të jenë ne forma të ndryshme dhe me shije të ndryshme për ti terhequr fëmijët.
4. Kushtet higjeno sanitare që mund t’i ketë një fast food afër shkollës, ku jo rrallë ndodhe që të helmohen nga ushqimi që hajn.
Me plote përgjegjësi dhe frikë të madhe si prind po e them, nisur dhe nga puna ime si një dëgjues i historive:
Shumica rrëfejnë për dukurit negative, si ajo më e përhapura (DROGA), fillimi ka qenë diku rreth moshës 11-12 vjeçare.
Pikërisht keqe menaxhimi i të hollave gjatë shkallës ne kioskat dhe marketet afer shkollave ka rezultuar të prodhojë sjellje dhe dukuri negative të këta fëmijë.
Të gjithë se bashku për një botë plotë dashuri dhe ma të mirë për fëmijët tanë, pa të keqen që na i ka rrethuar.
Psikolog: Arbër Zeka