Këpucët blu kamoshi të veshura nga Elvis Presley janë shitur për 120,000 Paund në ankand.
Këngëtari, i njohur si mbreti i rock and roll-it, i përdori ato gjatë viteve 1950, duke përfshirë një paraqitje në shfaqjen televizive të Steve Allen.
Këpucët u shitën nga ankandi “Henry Aldridge & Son në Devizes”, me një çmim fillimisht prej 95,000 Paund, por u rrit në 120,000 £ me tarifa dhe TVSH.
“Ata janë aq ikonë sa mund të jenë. Këpucët blu kamoshi, këto janë gjëra që ju mendoni menjëherë kur flisni për Elvis Presley-n, ato pothuajse e tejkalojnë kulturën popullore”, thanë përfaqësues të ankandit.