Kenia: Ndryshimet klimatike po i vrasin elefantët

Ministria e Jetës së Egër dhe Turizmit në Kenia thotë se ndryshimi i klimës tani është një kërcënim më i madh për ruajtjen e elefantëve sesa gjuetia pa leje.

Vitin e kaluar, vendi ka regjistruar 179 vdekje elefantësh për shkak të thatësirës së vazhdueshme që ka prekur Bririn e Afrikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pas sezoneve të njëpasnjëshme të shirave të dobët, lumenjtë janë tharë dhe kullotat janë tkurrur në rezervat e gjahut.