Ballina Autorë Opinione Keni kujdes: drejtuesit e BDI-së nuk kanë frikë as shtet as popull!

Keni kujdes: drejtuesit e BDI-së nuk kanë frikë as shtet as popull!

Keni kujdes: BDI-ja ka banditët e vet, ajo ka policët e vet, ka gjykatësit e vet…, andaj ata të rrahin e të vrasin e nuk i kap ligji.
Dhe si çdo organizate që vepron sipas rregullave ‘mafioze’, ajo nuk e ka frikë as shtetin as popullin e vet, sepse institucionet shtetërore i ka blerë, e popullin e ka ‘tredhë’.
Ndërkohë naivët shkojnë e ankohen nëpër ambasadat perëndimore, duke besuar se ndërkombëtarët nuk e dinë se ‘ortakëria’ qeveritare maqedonase-shqiptare mbështetet vetëm mbi një ideal e koncept politik: që pala maqedonase t’i zhvatë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq BDI’-ja t’i sundojë e dhunojë vetëm shqiptarët.
Naivët pra ende nuk e kanë kuptuar se ndërkombëtarë dhe kombëtarë, e dinë se shumë nga pushtetarët e Maqedonisë janë ‘prind’ të ‘hajdutokracisë’, por përderisa në këtë shtet, që me asgjë nuk i ngjan shtetit, ka paqe ndëretnike, ata as që lodhen pse BDI-ja i dhunon apo i zhvatë shqiptarët.
Më në fund askush nuk mundet shqiptarët t’i shpëtojë nga vetvetja dhe askush më mirë se drejtuesit e BDI-së nuk e ka kuptuar se nga Maqedonia as që pritet të bëhet shtet, por mjafton të mbetet një zonë neutrale e Ballkanit, zonë stabile e cila gjithnjë e më shumë do i ngjajë hapësirës ku eksperimentohet se sa mund të ndërtojnë shtet hajdutët dhe injorantët politik.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version