Sasia e tepërt e ujit në trup (sasi që organizmi e mban dhe nuk e sekreton jashtë) mund të jetë arsyeja që fshihet pas fryrjes së vazhdueshme të barkut ose atyre kilogramëve të tepërt pa shpjegim.
Mbajtja e ujit ose mbajtja e lëngjeve i referohet sasisë së tepërt të lëngjeve në sistemin e qarkullimit të gjakut ose indet e trupit. Ënjtja që ndodh nga mbajtja e ujit quhet edemë. Edema mund të shfaqet në duar, krahë, këmbë etj. Ndonëse trupi është i përbërë nga rreth 70% ujë, dhe sasia e tepërt sekretohet nga veshkat në formën e urinës, ky sistem mund të keqfunksionojë (për arsye të ndryshme) duke shkaktuar atë që quhet mbajtje e ujit të tepërt.
Sasia e lartë e kripës, mungesa e vitaminave ose e mineraleve si B1 (Thiamina) , medikamentet e caktuara si ato që hapin venat e gjakut ose medikamentet anti-inflamatore jo-steroide janë disa nga shkaqet e këtij problemi. Pilulat e kontrollit të lindjes përmbajnë estrogjen dhe hormone të tjerë që gjithashtu mund të shkaktojnë ënjtje dhe mbajtje të sasisë së tepërt të ujit.
Edema nuk është një sëmundje, por një simptomë. Nëse jeni duke përjetuar edemë, trupi juaj ju paralajmëron se diçka nuk shkon si duhet. Mungesa e aktivitetit fizik, qarkullimi i dobët, stresi, menstruacionet, alergjitë dhe presioni i lartë i gjakut janë disa shkaqe të mundshme të mbajtjes së ujit, por më poshtë do t’ju informojmë rreth metodave si ta luftoni këtë gjë.
Mund të duket e çuditshme që përdorimi i kripës të lehtësojë këtë problem, por ja që një dush me kripën Epsom ndihmon vërtetë. Ajo nxjerr lëngjet e tepërta dhe toksinat nga trupi juaj. Thjesht përzieni 2 gota Kripë Epsom në ujë të ngrohtë dhe zhytyni në të për rreth 15 minuta. Përsëriteni deri në tre herë në javë.
Majdanozi ka veti diuretike. Për të përgatitur çajin me majdanoz, ju duhet të zieni lugë çaji me majdanoz të thatë në një xhezve me ujë për 10 minuta. Çaji duhet konsumuar deri në 3 herë në ditë.
E njëjta gjë vlen edhe për këtë bimë kurative që është përdorur për shekuj me rradhë. Zieni 3 deri në katër lugë hithra të thata në një tenxhere të vogël me ujë ! Rekomandohet që nga ky çaj të pihen rreth katër filxhanë në ditë.
Kopra vepron si diuretik dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të natriumit dhe ujit nga veshkat. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në tretje. Vendosni 1 lugë çaji fara kopre në një gotë me ujë të ngrohtë, mbulojeni dhe lëreni për 10 minuta. Pijeni 3 herë në ditë.