Ebu Mustafa, një civil nga lindja e Halepit ka shprehur përjetimet e tij gjatë evakuimit me këngën “Lamtumirë Halep”. Ndërkohë që priste për tu evakuuar nga lagja Amirrije, pyetjes së gazetarit të AA se çfarë do të thuash për Halepin, Mustafa i është përgjigjur me një këngë për këtë qytet.
“O qytet, ndaj tokës së të cilit jam dashuruar!
Edhe pse kam kaluar një jetë plotë me vështirësi, sot po të jap lamtumirën.
Ndërkohë që je në brendësi të syrit tim, po të them lamtumirë me lot në sy.
Po të them lamtumirë ndërkohë që shkoj në një qytet ku dhimbja për ty do të rritet.”
Turqia dhe Rusia u bënë garantueset për marrëveshjen e arritur mes grupeve opozitare dhe forcave të regjimit si dhe grupet terroriste që ndihmojnë ata në mbajtjen nën rrethim të lindjes së Halepit.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi dje se që nga arritja e marrëveshjes më 14 dhjetor nga lindja e Halepit janë evakuuar 20 mijë civilë. Sipas marrëveshjes pritet që edhe gjatë ditës së sotme të vazhdojnë evakuimet.