Kemi përdorur gabim frigoriferin gjatë gjithë kësaj kohe, metoda e ‘saktë’ i mban ushqimet të freskëta edhe më gjatë

Një eksperte në TikTok ka ndarë disa metoda që do t’ju ndihmojnë që ushqimet të ruhen më mirë edhe pas vendosjes në frigorifer.

Shumë prej nesh kemi vendosur gjësende ushqimore në pajisjen ftohëse, pa e menduar këtë më tej.

Por, gjithsesi kemi parë ushqimet të prishen pa ndonjë shpjegim.

Siç duket kjo ka të bëjë shumë me mënyrën se si ne i ruajmë ato dhe masat që marrim para vendosjes në frigorifer.

E njohur në TikTok për këshillat e saj të dobishme, një grua ka treguar disa metoda që ju ndihmojnë pikërisht në këtë problem.

Si përshembull nëse doni që sallata e gjelbër të zgjas më shumë, gjëja që duhet të bëni fillimisht është ta vendosni në kuti e ta mbuloni me faculetë. Ose nëse doni që limonët të mos prishen shpejt, vendosini në një kuti me ujë e më pas në frigorifer, kjo metodë do të ndihmojë që ato të mos prishen.

Një problem që e hasim shumica prej nesh janë produktet e qumështit, më gjegjësisht jogurti, i cili shpesh ndodh të prishet shpejt. Por, nëse doni ta evitoni këtë, kthejeni produktin mbrapsht nëse doni që të zgjasë më shumë.

Sa i përket vezëve, mos harroni që kur e mbushni pakon me vezë të reja, bëjini me shenjë të vjetrat që të dini cilat t’i përdorni të parat.

Nëse doni që buka të mos myket, vendoseni në frigorifer dhe do të shihni se do të bëjë më gjatë.

Sa i përket dredhëzave dhe boronicave, zhytini fillimisht në uthull dhe në ujë, shpërlajini me ujë e më pas mbyllini në një kuti; kjo do të ndihmojë të mos prishen shpejt.