Zëvendëskryeministri në detyrë dhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se kolapsi i paralajmëruar energjetik është një mundësi e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 për qind në vitin 2017.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, shfaq dyshimet e tij se zgjidhja e çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve është zvarritur me qëllim të përfitimeve.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Kolapsi energjetik dhe mundësia e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 % në vitin 2017
Siç po flitet dhe bazuar në trendet aktuale, rezulton se jemi afër kolapsit energjetik për shkak të mungesës së qëllimshme të zgjidhjes së çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve.
Kjo është evidente se është bërë me qëllim të përfitimit të shumëfishtë nga vlera e vlerësimit, prej 4 milion euro në vlerën e vlerësimit 20 milion euro. Shtrohet pyetja se kush do e paguaj këtë shumë të parave për exproprimin shtesë –
Qytetari apo konsumatori i energjisë elektrike, duke e ditur se në maj është punuar nga ana e ZRRE për modifikimin e çmimit të energjisë që i përgjigjet konsumatorëve prodhues dhe heqja e normës dytarifore sezonale verë dhe dimër, në kalimin në tarifë ditë dhe natë, me qëllim që të përfitojnë ekonomitë të cilat kanë ndërrimin e tretë dhe amvisëritë me kyçjen e bojlerëve dhe pastrimeve të ndryshme në kohën e natës.
Kush përfitoi nga kjo? Përfitojë KEDS-i me mbi 20 % rritje të çmimit duke përfituar në vit edhe mbi 30 milion euro shtesë, dhe më pas përfituan bordelet e natës, kasinotë dhe diskotekat, meqë vetëm këto ekonomi janë përdorues të energjisë së tarifës së natës.
Pra kjo rritje e çmimit të energjisë nga bordi i ZRRE që është me vetëm tre anëtarë, (jo rastësisht mbeten tre, sepse duhen të kompletohen që të jenë 5 anëtarë. Më e lehtë të korruptohen 3 se sa 5 anëtarë.)
Pra vendimi i 3 anëtarëve i jap profit shtesë përveç eskluzivitetit edhe 30 milionë euro. Çfarë përgjegjësie dhe çfarë autorizimi ? Ku janë organet e kontrollit që kjo normë e rritjes të kontrollohet dhe jo me krizën energjetike të kamuflohet.
Ramiz Kelmendi – zv/kryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës” (siç), ka shkruar Kelmendi./Mesazhi/