Keku i magjishëm i limonit

Limonët janë agrumja më e konsumuar në botë. Ato mund t’i bësh pjesë të çdo gatimi, qoftë i kripur apo i ëmbël. Vlerat e tij ushqyese janë të panumërta, shërben si kurë natyrale si edhe një përforcues i fuqishëm i imunitetit.

Më e rëndësishmja? Atë mund ta bëni pjesë të një ëmbëlsire magjike më butësinë e reve duke përfituar edhe efektet e lartpërmendura.

AgroWeb ju tregon si ta realizoni këtë recetë në shtëpitë tuaja, përfundimi është po aq i magjishëm sa vetë shija.
Përbërësit:

4 vezë (të ndara)
¾ gotë sheqer
½ gotë gjalpë i shkrirë (jo i nxehtë)
1 lç ekstrakt vanilje
¾ gotë miell
¼ gotë lëng limoni të freksët
Lëkura e 2 limonëve
Sheqer pluhur

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 170°C dhe përgatisni një tavë të vogël të cilën duhet ta lyeni me gjalpë e t’i vendosni letër furre
Rrihni të bardhat e vezëve me anë të një rrahësi elektrik derisa të jetë formuar merenga
Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të ketë marrë një ngjyrë të zbehtë
Shtoni gjalpin, vaniljen dhe përzieni masën derisa të jetë e njëtratjshme
Shtoni miellin dhe përzieni derisa masa të jetë homogjenizuar
Më pas hidhni lëngun dhe lëkurën e limonit. Vazhdoni përzierjen.
Ndërkohë shtoni me ngadalë qumështin duke trazuar vazhdimisht.
Është momenti të shtoni masën e merengës dhe përzieni me anë të një spatule. Duhet të bëni lëvizje të ngadalta që ajri të mos dalë jashtë. Hidheni masën e hollë të brumit në tavën e parapërgatitur.
E lini të piqet për 40-60 minuta. Kontrollojeni pas 35 minutash pasi pjekja është në varësi të furrës suaj. Nëse sipërfaqja skuqet shpejt mund ta mbuloni atë me një lëtër alumini në mënyrë që mos të digjet. Mos e piqni më shumë seç duhet pasi qëndra e kekut duhet të mbetët e butë dhe krëmoze nga brenda.
Lëreni të ftohet plotësisht para se ta servirni. Sheqeroseni nga sipër me sheqer pluhur dhe ruajeni pjesën e mbetur të kekut në frigorifer.