Keksat e susamit janë ato keksa që momentin që I keni provuar, keni dashur të dini recetën e tyre. Janë aq të shijshëm sa që të gjithë I pëlqejnë.
Një recetë shumë e lehtë dhe e shpejtë për tu përgatitur.
Përbërësit që ju duhen:
- 70 gr miell;
- 60 gr gjalpë;
- 120 gr sheqer;
- 1 vezë;
- ½ e lugës së cajit ekstrakt vanilleje;
- 1 lugë caji lëng limoni;
- 160 gram fara susami;
- ½ e lugës së cajit pluhur për pjekje;
- ½ e lugës së cajit kripë.
Mënyra e përgatitjes:
1. Përzini së bashku miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën.
2. Përzini gjalpën e shkrirë me sheqer. Shtoni një vezë, vanillën dhe lëngun e limonit në këtë përbërje. Përzini për 20-30 sekonda.
3. Në një shpejtësi të ulët, shtoni miellin pak nga pak në mikser.
4. Shtoni farat e susamit në këtë përbërje dhe përzini me lugë. (Farat e susamit duhet të pjekën pak para se ti përdorni në recetë)
5. Ngroheni furrën në 180 gradë. Kthejeni përbërjen në letër për pjekje. Lërini keksave hapësirë prej 3-4 cm, sepse do të rritën.
6. Piqni për 8 deri në 15 minuta, varësisht nga madhësia.
Keksa me fara susami, në vetëm 15 minuta!