KEK-u paralajmëron kolaps energjetik

KEK po rrezikon të dalë jashtë funksionit si pasojë e shterrjes së rezervave të qymyrit.

Kjo koorporate ka paralajmëruar kolaps energjetik si pasojë e dështimit të zhvendosjes së banorëve të Hades dhe Shipitullës nga shtëpitë e tyre.

Me gjithë premtimet e qeverisë për marrëveshjen për zhvendosen e banorëve nga fshatrat ku thuhet se mbajnë pjesën tjetër të rezervave, ajo nuk ka arritur të krijoj marrëveshje të pranueshme për banorët e këtyre fshatrave. Dhe si pasojë, pritet terr në mbarë vendin.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin preliminar për shpronësimine  pronave të paluajtshshme të cilat janë në interes publik, por nuk dihet se deri kur këto dy fshatra do ta bllojnë koorporatën e vetme të furnizimit me rrymë për gjithë qytetarët e Kosovës. /MESAZHI/