Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar njësia B2.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj ndalese, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe do të eliminohen defektet e paraqitura në kaldajë.
KEK-u tha se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
“Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë. Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, ka njoftuar KEK-u”, ka njoftuar KEK-u.