Kek me potokall ,karrota dhe rrush te thatë.

Përbërsit

  • 150 gr karrota të qëruara
  • 150 ml lëng portokalli, edhe lëkurën (ose 2 portokalle që kanë lëng)
  • 100 gr rrush të thatë
  • 3 vezë mesatare në temperatura ambienti
  •  180 gr sheqer
  •  80 gr gjalp të shkrirë
  •  70 ml vaj ulliri
  •  340 gr miell
  •  1/2 bustinë fryrës për ëmbëlsira
  • 1 bustinë vanilje

▪ Përgatitja:
– Përgatisim karrotën, pasi e kemi larë dhe qëruar e grijmë në rende me vrima të trasha dhe e hedhim në nutribullet së bashku me lëngun e shtrydhur të portokallit.
Nga përzierja do përftohet një masë kremoze.
Pastaj përziejmë vezët me sheqerin me mikser dore derisa trefishohet volumi i vezëve dhe kur ngjyra e tyre të zbardhet, shtojmë gjalpin, vajin e ullirit dhe pasi i përziejmë shtojmë masën e karrotës dhe lëngut të portokallit, rrushin e thatë të cilin e kemi vendosur në ujë të nxehtë për 10 min në fund miellin me fryrësin dhe vaniljen.
Pjekini në 180 gradë në furrë të parangrohur për 45 minuta.