E diela ka nevojë për ëmbëlsi, kështu që provoni kekun e mëposhtëm. E gjithë familja do t’ju jetë mirënjohëse në fund.
Përbërësit: 250 g miell, 2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash, 2 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji vanilje, 1/2 lugë çaji karafil pluhur, lëkurë portokalli, 1 -1/4 gotë me sheqer, 1/2 gotë qumësht, 1/2 cup gotë lëng portokalli i freskët, 3 vezë ambienti, 1/4 gotë gjalpë i shkrirë, 1/4 gotë vaj dhe 1/2 gotë bajame të pjekura.
Përgatitja:
Fillimisht parangrohni furrën në 180 gradë C. Si fillim rrahim gjalpin, vajin, sheqerin, dhe vezët për disa minuta. Në një tas bashkojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, karafilin pluhur dhe kripën. Pasi sheqeri dhe veza janë rrahur me gjalpin dhe vajin, shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit dhe qumështin. Përziejmë për 1 min dhe më pas shtojmë tasin me përbërësit e thatë ku i përziejmë mirë përsëri për 2 min. Ndërkohë në një tigan pjekim bajamet për 10 min dhe më pas i coptojmë me thikë. I pudrosim pak me miell dhe i hedhim tek brumi i kekut. Masën e hedhim tek forma e kekut të lyer më par me gjalpë. E vendosim në pjekje për rreth 40-45 min. Në fund pasi është ftohur, mund ta pudrosni nga sipër me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!