Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë kos, 1/2 gotë me vaj, 3 gota miell, 1/2 lugë çaji me sodē dhe vanilje.
Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin dhe vaniljen, shtojmë kosin edhe vajin. Miellin e përziejmë me sodën dhe e shtojmë te lëngjet. E përziejmë mirë edhe e vendosim në tavë të lyer me gjalpë edhe miell. Shtojmë 2-3 lugë Philadelphia edhe i përziejmë me shkop. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. E kthejmë në pjatë edhe presim të ftohet, shtojmë sipër prapë Philadelphia me Milka edhe fruta pylli.
View this post on Instagram
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings