Ballina Kuzhinë Kek me kafe dhe arra

Kek me kafe dhe arra

Ky kek mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një torte. Mund të mbushet brenda me krem çokollate ose të shërbehet me mascarpone dhe arra kështu si në këtë rast.

Përbërësit: 3 vezë, 1/2 gotë sheqer, 1/2 gotë miell, 1/2 lugë çaji pluhur për pjekje, 1 lugë kafeje me kafe ekspres pluhur, 1 gotë me arra (të cilat i bluajmë imët), 1 grusht me arra të copëtuara, 250 g mascarpone dhe 1-2 lugë gjelle sheqer pluhur.

Përgatitja: Rrahim vezët për 2 minuta sa të krijojnë shkumë. Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë ta rrahim masën deri sa sheqeri të tretet. Shtojmë miellin, kafen dhe pluhurin e pjekies duke e situr. E përziejmë me ngadalë me anën e një spatule, në mënyrë që shkuma e vezëve dhe mielli të formojnë një masë të njëtrajtshme. Shtojmë arrat e bluara fillimisht, pastaj ato të copëtura dhe vazhdojmë e përziejmë masën. E kalojmë përzierjen në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 25 minuta. Presim sa të ftohet plotësisht e më pas e shërbejmë me kremin e mascarpone-s ose kremin e preferuar.

Kujdes! Përdorni letër për pjekie ose spray për të lyer tavën, në mënyrë që keku mos të ngjitet.

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Exit mobile version