- Perberesit:
- 180 gr sheqer
- 250 gr miell
- 3 kokrra veze
- 1 gote uji me kos
- 1/2 gote uji me qumesht
- 250 gr arra/lajthi/rrush i thate
- 50 gr gjalp
- 50 ml vaj luledielli
- 1 pakete fryres embelsirash
- 1 pakete vanilje
Pergatitja:
Ne fillim rrahim vezet me sheqerin dhe vaniljen. Me pas hedhim qumeshtin, kosin, gjalpin, vajin. Ne fund shtojme miellin qe e kemi perzier me fryresin. Me pas hedhim frutat e thata qe i kemi lyer me nje grusht miell. Pasi e kemi perzier mire me spatul kuzhine, masen e hedhim ne formen e kekut qe me pare e kemi lyer me gjalp dhe pudrosur me pak miell ne menyre qe keku te dali kollaj. E pjekim ne furre te parangrohur me 180 grade per 45 minuta. Pasi eshte pjekur e leme te ftohet dhe e shijojme.