Ballina Kuzhinë Kek me çokollatë të zezë pa miell

Kek me çokollatë të zezë pa miell

Mund t’ju them pa hezitim se kjo recetë është perfekte për këdo që dashuron çokollatën e zezë. Përveç kësaj, është shumë herë më e mirë nga sa mund të duket në foto.

Përbërësit: 150 g çokollatë e zezë (60-70% kakao), 4 vezë, 80 g gjalpë, 2 lugë gjelle kakao (afërsisht 80 g), 1/2 gote sheqer (afërsisht 100 g).

Përgatitja: Presim gjalpin dhe çokollatën në kubikë. I shkrijmë në banjëmari. E lëmë të ftohet pak. Bashkojmë të verdhat e vezëve me kakaon sa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe i përziejmë bashkë. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer me rrahës elektrik, deri sa të krijohet shkuma e qëndrueshme dhe vëllimi të jetë trefishuar. Shtojmë shkumën e vezëve te masa e çokollatës dhe i përziejmë ngadalë. Masa do të marrë formën e një musi çokollate.

E shtojmë masën në tavën e pjekjes dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 27-30 minuta. Më pëlqen ta shoqëroj me mjedra ose fruta pylli pasi shija e tyre e athët kombinohet më së miri me çokollatën e zezë.

Exit mobile version