Kek me çokollatë të bardhë dhe fistikë

Përbërësit:

  • 1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell,
  • 150 g gjalpë i zbutur,
  • 1/2 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël),
  • 3 vezë, pak kripë,
  • pak vanilje,
  • lëkura e 1 limoni,
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje.

Përgatitja: Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të tretet plotësisht. Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes. Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekies dhe pak kripë. Në fund shtojmë lëkurën e limonit. E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta (bëni provën e kunjës). Nëse dëshironi mund të shkrini pak çokollatë në banjomari dhe ta shtoni sipër, së bashku me fistikët.