Ballina Kuzhinë Kek i lehtë me limon

Kek i lehtë me limon

Ky është një kek tipik i traditës franceze, i butë, kremoz dhe shumë aromatik, që do t’ju mahnisë me shijen e parezistueshme.

Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat me aromë agrumesh, mos e lini pa e provuar edhe ju vetë në shtëpi këtë recetë të thjeshtë që AgroWeb.org sjell sot për ju.
Përbërësit

350 gr maskarpone

125 gr kos

2 vezë

140 gr sheqer

85 gr miell 00

2 limonë

Një majë luge kripë

Sheqer pluhur

Përgatitja

Bashkoni një enë vezët dhe sheqerin.

Shtoni pakëz kripë dhe me një rrahëse elektrike përpunojeni derisa masa të shkumëzohet.

Shtoni maskarponen dhe përziejeni sërisht. Kur përbërësit të jenë bashkuar plotësisht shtoni edhe kosin.

Shtrydhni dy limonët, filtroni lëngun dhe shtojeni në përzierjen që përgatitët.

Grini lëkurën e një limoni dhe shtojeni në përzierje së bashku me miellin.

Në formën e kekut me diametër rreth 20 cm, shtroni një letër furre dhe hidhni në të brumin e kekut.

Piqeni në 180°C për 40 minuta dhe kur të jetë gati lëreni të ftohet plotësisht.

Hiqeni butësisht kekun nga forma dhe spërkatni me pak sheqer pluhur. Priteni në feta dhe shijojeni.

Exit mobile version