Ballina Kuzhinë Kek i kripur me ullinj, djathë dhe domate të thata

Kek i kripur me ullinj, djathë dhe domate të thata

Nëse sot është një nga ato ditët ku s’keni dëshirë të kaloni shumë kohë në kuzhinë, keku i mëposhtëm do t’ju marrë pak minuta dhe do të kënaqë gjithë familjen.

PËRBËRËSIT: 2 vezë, 500 g kos, 50 ml vaj ulliri, 100 g djathë kaçkavall, 100 g ullinj, 50 g domate të thata të grira, Rigon i freskët, 500 g miell, 1 fyrës keku, pak sodë si dhe pak kripë.

PËRGATITJA: Në një tas rrahim vezët e plota me kosin, vajin, kripën dhe rigonin e freskët. Shtojmë miellin, fryrësin dhe i përziejmë mirë e mirë. Më pas shtojinin masës së përftuar ullinjtë, djathin edhe domatet. E pērzieni përsëri dhe vendoseni në tavën e pjekjes që e keni lyer paraprakisht me yndyrë dhe fara susami. Piqeni për 55 minuta me 180 ° . Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Exit mobile version