Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, ka njoftuar pakon e zgjerimit.
“Me lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian ka përsëritur rekomendimin e saj të vitit të kaluar për të dyja vendet për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, ka shkruar, Hahn në rrjetin social Twitter.
Hahn, i cili ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka theksuar se tani i mbetet Bashkimit Evropian (BE) të qëndrojë e angazhuar për t’iu përgjigjur të arriturave të dy vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor.
“Për të mbetur të besueshëm në procesin e bazuar në merita, BE tani duhet të qëndrojë në angazhimin e saj dhe të përgjigjet në mënyrë të qartë dhe pozitive kur vendet përmbushin (detyrimet) të tyre”, ka theksuar Hahn.
Propozimi duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.