Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka organizuar aksion për dhurimin vullnetar të gjakut. Pas namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe shumë besimtarë dhuruan gjak duke u solidarizuar me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Xhemati i këtushëm po vlerëson se dhurimi i gjakut është obligim për çdo person të shëndosh dhe për këtë i ka mësuar edhe feja islame.
Këtë aksion të ndërmarr nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, e vlerësuan si shumë të dobishëm edhe nga Qendra e Transufuzionit Kombëtar të Gjakut, të cilët thonë se kërkesat për këtë produkt janë shumë të mëdhaja dhe më se te nevojshme në këtë kohë pandemie, kur numri i pacientëve është rritur dukshëm, ndërsa edhe grumbullimi i gjakut është bërë mjaftë i vështirë.
Po ashtu edhe në xhaminë “Sherif Ahmeti” u organizua një aksion i tillë. Me ç’rast u grumbulluan shumë doza gjaku të cilat do të shërbejnë për pacientët nevojtarë.
E kryeimami i KBI-Prishtinës, BurhanHashani, thotë se ky aktivitet është në kuadër të fushatës “Frymëzuar nga Muhamedi a.s.” i nisur një muaj më parë.
Kujtojmë se për nder të Muajit të Lindjes, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës ka organizuar në sërë aktivitetet sensibilizuese mbi figurën e ndritshme të Muhamedit a.s.