Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, ka vazhduar aktivitetin e tij humanitar edhe kësaj radhe duke dhuruar ndihma në ushqim për familjet skamnore.
Ai aktivitetin e tij humanitar e ka vazhduar edhe sot në Pejë duke dhuruar pako ushqimore ku secila në vlerë prej më shumë se 100 euro për 40 familje në nevojë.
Numri i 40 familjeve që u ndihmuan sot në qytetin e Pejës ishte si rezultat nga iniciativa e radhës që e ndërmorri i riu i Pejës Adnan Hysenaj në koordinim të plotë me Muhamed Mavraj – përfaqësues i Këshillit te Bashkësisë Islame në Pejë dhe shoqatës “Bereqeti”, dega në Pejë.
Adnan Hysenaj shprehi falenderimet më të përzemërta për të gjithë ata që e ndihmuan dhe e përkrahën që ta realizjonë këtë akt human për familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në këto ditë të ftohta dimri.
Edhe arkatari i KBI-së zMuhamed Mavraj dhe përfaqësuesi i shoqates humanitare “Bereqeti” shprehën një falenderim të përzemërt për këtë iniciativë e cila u finalizua me sukses dhe përmes kësaj arritën që për një kohë të shkurtë përmes donatorëve ta përfundojnë kētë akt human.