Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar FBK-ja të mërkurën.
Gjithsej 24 skuadra do të garojnë për katër vende që dërgojnë në stinorin e rregullt. Turneut kualifikues mbahen në mes muajit të shtatorit, derisa edicioni i rregullt fillon më 1 tetor.
Shorti do të tërhiqet më datën 26 qershor. Trepça për herë të parë do të paraqitet në Champions, që është niveli i tretë kontinental, pas Euroligës dhe Euro Cup.
Sezonin e shkuar, Trepça garoi në FIBA Europe Cup, ku arriti në fazën e parë të grupeve. Para Trepçës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kanë marrë pjesë edhe Sigal Prishtina e Golden Eagle Ylli, por asnjë ekip nga Kosova nuk ka arritur të kualfikohet në fazën e grupeve të kësaj gare.
Trepça sezonin e fundit në basketbollin kosovar e mbylli me dominim total. Krahas titullit të Kosovës, arriti ta fitoj edhe Kupën e Superkupën, si dhe Ligën Unike.