KB Prishtina ka reaguar menjëherë për të emëruar trajnerin e ri.
Pak orë pas njoftimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin gjerman Zollner, KB Prishtina ka bërë të ditur se vendin e tij do ta zë Damir Mulaomerovic.
Njoftimi i plotë i KB Prishtinës:
Damir Mulaomerovic merr “timonin” e Prishtinës
Ish basketbollisti e trajneri i mirënjohur Damir Mulaomerovic është trajneri i ri i Prishtinës.
Pas përfundimit të marrëveshjes me gjermanin Zollner, Prishtina ka emëruar të mirënjohurin Mulaomerovic në krye të ekipit.
Mulaomerovic që së fundi morri drejtimin e përfaqësueses së Kosovës është emër i respektuar i basketbollit evropian.
Si lojtar ka qenë pjesë e ekipeve më të famshme në kontinentin tonë si, Cibona, Efes, Panathinaikos, PAOK, Olympiacos e Real Madrid. Ku ka të fituar tituj prestigjiozë individual e ekipor si, Kampion e fitues i Kupës së Kroacisë, fitues i Kupës së Turqisë, koshashënuesi më i mirë dhe 3 herë All-Star në Superligën greke, fitues i Euro League me Real Madridin e shumë të tjerë. Ai gjithshtu ka qenë reprezentues i rregullt i Kroacisë.
Pas karrierës së suksesshme si lojtar, atij nuk i munguan sukseset as në zejën e trajnerit.
Mulaomerovic si trajner filloi me ekipin e vendlindjes së tij, Sloboda Tuzla të cilën e udhëhoqi për dy vite.
Pas ekipit boshnjak ai u emërua timonier i skuadrës së famshme evropiane Cibona nga Zagrebi, kurse së fundmi udhëhoqi përfaqësuesen e Bosna dhe Hercegovinës.
Muaj më parë ai morri drejtimin e Kosovës, ndërsa nga nesër do t’a drejtor edhe krenarinë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, Prishtinën.
Z Mobile Prishtina pritet të përfitoi shumë në garat evropiane dhe ato vendore nga përvoja e madhe basketbollistike e Mulaomerovicit.
Mirësevjen në shtëpinë e kampionëve!