Kazakistan, avioni i “Air Astana” bën ulje emergjente në Aktau

Një fluturim i linjës “Air Astana” që po fluturonte nga qyteti turistik turk Antalya për në qytetin Almaty në Kazakistan, bëri një ulje emergjente në Aktau, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Duke cituar shërbimin e shtypit të Air Astana, agjencia e lajmeve Kazinform raportoi se një avion “Airbus A321” që i përkiste linjës ajrore u ngrit nga Antalya herët të mërkurën, por duhej të bënte një ulje emergjente në Aktau për shkak të një mosfunksionimi në valvulën e sigurisë së rezervuarit qendror të karburantit të avionit.

Më tej në lajm thuhet se fluturimi pritet të rinis të enjten për shkak të nevojës për një pjesë rezervë, e cila do të dërgohet nga Almaty.

Po ashtu thuhet se pasagjerët e avionit të vonuar po pajisen me ushqim dhe po akomodohen në hotele.

Më herët, Air Astana njoftoi në Telegram se 11 prej fluturimeve të saj u vonuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Almaty për shkak të kushteve të këqija atmosferike.