Ballina Arritje Art Kazakistan, arkeologët restaurojnë piramidën e sapozbuluar

Kazakistan, arkeologët restaurojnë piramidën e sapozbuluar

Arkeologët e Kazakistanit kanë përfunduar fazën e parë të restaurimit dhe hapën për vizitorët piramidën e cila u zbulua vitin e kaluar në Karagandë dhe për të cilën mendohet se është rreth një mijë vjet të plota më e vjetër se piramidet e Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Restaurimi ka përfunduar dhe kështu në hartën turistike të Kazaikastanit është shtuar edhe një margaritar. Procesi i hulumtimeve arkeologjike ka vazhduar”, ka thënë Viktor Novozhenov, kreu i ekipit arkeologjik.

Dy vite më parë shkencëtarët zbuluan piramidën, kurse vitin e kaluar njoftuan opinionin për ekzistencën e mbetjeve të piramidës në një rajon të largët të Kazakistanit i cili ishte ndërtuar 3.000 vjet para erës së re.

“Piramida është ndërtuar në Saryarka gjatë një faraoni lokal, udhëheqës i një fisi të fuqishëm dhe daton nga Epoka e Bronzit të vonë”, tha arkeologu Novozhenov.

Exit mobile version