Ballina Lajmet Kaya: Të gjitha të drejtat ishin privuar dje në Holandë

Kaya: Të gjitha të drejtat ishin privuar dje në Holandë

Kaya: Të gjitha të drejtat ishin privuar dje në Holandë
STAMBOLL (AA) – Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, pas mbërritjes në Stamboll, ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Kaya është shoqëruar në këtë konferencë nga ministri turk i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

“Përjetuam një natë të hidhur në Holandë”

Në fjalën e saj përpara gazetarëve, ministrja Kaya duke vënë në dukje se veprimi ndaj tyre ishte çnjerëzor dhe jo etik, në vijim të fjalës së saj ka shtuar: “Përjetuam një natë të hidhur në Holandën e cila flet për të drejtat e njeriut, të drejtën e fjalës dhe demokracinë. Personi i cili ishte në vend të Ambasadorit dhe ekipi që më shoqëronte prej 5 personash u shoqëruan nga policia. Edhe mua më nxorën nga makina dhe më shoqëruan drejt kufirit të Gjermanisë. U dërgova në rajonin e policisë në kufirin me Gjermaninë dhe u mbajtëm 1.5 orë aty. Jemi përballur me një sjellje shumë të fortë dhe të pahijshme”.

Duke e cilësuar si anti demokratik veprimin për anulimin e takimit me qytetarët, Kaya në vijim të fjalës së saj është shprehur: “Ne besojmë se Holanda duhet të rishqyrtojë këto veprime. Ne ishim atje për t’u shpjeguar qytetarëve tanë se çfarë do të sjellë sistemi i ri i qeverisjes. Ishte e drejta jonë për tu tubuar, por kjo e drejtë u përdhos. Të gjitha të drejtat ishin të privuara dje në darkë në Holandë. Qytetarët që kishin ardhur për t’u takuar me ne u sulmuan me kuaj dhe qenë. Veprimi ndaj tyre ishte jashtë vlerave njerëzore”.

Ministrja Kaya tha gjithashtu se një Holandë e cila flet për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias, vendosi gjendjen e jashtëzakonshme brenda një nate. Ajo vuri në dukje se veprimi i Holandës duhet dënuar nga gjithë bota. Qeveria holandeze pengoi ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, e cila kishte planifikuar të zhvillonte një takim me përfaqësuesit diplomatikë dhe qytetarët turq që jetojnë në Holandë.

Më pas MPJ e Turqisë dënoi pengesën dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.

Nga ana tjetër rrugët në afërsi të Ambasadës së Holandës në Ankara dhe ajo e Konsullatës në Stamboll janë mbyllur për arsye sigurie.

Ndërsa qytetarët turq që jetojnë në Rotterdam kanë reaguar pas ndalimit të automjetit të ministres turke Sayan duke u tubuar në një protestë. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze, ndërsa në Ambasadën e Holandës në Ankara dhe Konsullatën e këtij vendi në Stamboll, qytetarë të shumtë janë mbledhur për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë holandeze./AA/

Exit mobile version