Ballina Lajmet Katër viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5544 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 740 prej tyre rezultuan pozitive.

Ndërkohë, 715 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mjafton karta e identitetit për t’u vaksinuar në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Exit mobile version