Katër viktima dhe 670 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.

Kështu, në 24 orët e fundit në Shqipëri raportohen 670 raste të reja me Covid-19 dhe katër të vdekur. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 505 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 41 969, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Sipas MSH-së, katër viktimat janë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15156

Fier 1953

Durrës 1444

Shkodër 1320

Elbasan 1055

Vlorë 1019

Lezhë 962

Korçë 874

Berat 812

Dibër 506

Gjirokastër 502

Kukës 375.

 

Në Shqipëri qarku më i prekur nga pandemia është Tirana, e cila kryeson si për nga numri i viktimave ashtu dhe për nga të infektuarit. Deri tani për shkak të agresivitetit të Covid-19 kanë humbur jetën 1291 persona.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të respektojnë masat anti-covid dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.