Katër viktima dhe 200 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi të shtunën për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1828 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 523.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 11,754 persona.

Prej tyre, 7,622 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,609.