Gjatë 24 orëve të fundit nga 1350 teste të kryera në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 162 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Ndërkohë sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.
Ndërsa katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.
Bëhet fjalë për 3 pacientë nga Shkupi dhe një nga Shtipi.