Ballina Autorë Opinione Katër veçantitë themelore të njeriut në Kuran

Katër veçantitë themelore të njeriut në Kuran

*Qenie me natyrshmëri të pastër
*Qenie e ngarkuar me detyra
*Qenie me vullnet dhe liri të zgjedhjes
*Qenie e përgjegjshme
—————————
Në kufijte e këtyre veçantive duhet të edukohet dhe zhvillohet njeriu në këtë jetë, çdo lajthitje nga këto vlera, në radhe të parë është ikje nga vetvetja, Zoti dhe nga misioni ynë në këtë botë.
Instinkti fetar është pjesë e strukturës njerëzore dhe është më i thellë se çdo ndikim i jashtëm iluzionar. Të gjitha teoritë perëndimore në shpjegimin e fesë, vijnë nga fakti se feja erdhi për shkak të ndikimeve të jashtme. Ndërsa e vërteta është se instinkti fetar është pjesë e brendshme e formimit dhe krijimit të njeriut, dhe këtë e vërteton Kurani Famëlartë, Zoti i Plotfuqishëm thotë:
“Ktheje qenien tënde nga feja e pastërt, natyrshmeria e Allahut mbi të cilën e krijoj njeriun, nuk ka ndryshim në krijimtarin e Allahut”
Imam Ibn El-Xheuzi ka pikëpamje të bukura për jetën e përtejme dhe shpërblimin, dhe ai thotë: “Lidhja e një personi në këtë jetë me atë që është më e bukur, më e plotë dhe më ideale si dhe pakënaqësia e tij me çdo situatë në të cilën është ai, është dëshmi e ekzistencës së një jete ideale tjetër në ahiret, e cila anon nga natyra dhe krijimtaria e tij. ” Sikur shpirti njerëzor nuk është i kënaqur me asgjë në këtë botë, sepse është i lidhur me një botë tjetër ideale, tek e cila e tërheq natyra dhe formimi i tij.
Omar bin Abdul Aziz u shpreh, duke thënë: “Më është dhënë një shpirt i etur për lartësi, e ka dëshirë udhëheqjen, kur atë e arrinë, ai dëshironte kalifatin, por kur edhe atë e arrinë, ai dëshiron Parajsën.”
Kjo ambicie dhe lidhje nuk është vetëm një gjendje psikologjike, ose një shprehje dobësie, aq sa është pjesë e formimit të qenies dhe shpirtit njerëzor. Në një farë forme bëhet fjalë për kthimin në origjinën e tij.
Kjo shprehet nga Ibn al-Xheuzi në librin (gjuetia e mendimeve), dhe shumë libra tjera në gjuhën e tij të bukur poetike: Vendi ynë është xheneti, nga aty dolem udhëtar, “Kur Ademi pa engjëjt duke u ngjitur, ai mezi priste të lartësohej.”

Nga Halil Avdulli

Exit mobile version