Katër të vdekur dhe 641 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë në raportimin e saj të përditshëm s ai takon COVID-19, bëri me dije se nga 3530 testime janë shënuar 641 raste të reja.

Betejën me virusin nuk mundën ta fitonin katër qytetarë, tre prej tyre nga Tirana dhe një nga Gjirokastra.

Janë 379 qytetarë që janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 39.625.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për ruajtjen e distancës fizike dhe higjenës personale në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.