Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme përgjatë Via Emilia drejt Parmës ku një makinë tip Fiat Stilo, u përplas me një shtëpi të pabanuar.
Sipas mediave vendase, katër viktimat, janë me origjinë shqiptare. Konkretisht të ndjerët janë Shane Hyseni 22 vjeç, vajza e saj Mattias Lame, 2 vjeç.
Gjatë aksidentit vdiqën 10-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 12-vjeçari Resat Hyseni, motra dhe vëllai i Shanes, të gjithë me banim në Reggio.Ndërkohë i plagosur ka mbetur burri i Shane Hysenit, një 30 vjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital në kushte shumë të rënda në terapi intensive.