Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident, i cili ka ndodhur në orët e vona të së hënës në rrugën “Wesley Clark”, në Prizren.
Zëdhënësi i i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.