Po bëhen gati katër muaj që prej kur u vra Ermal Kamberaj. Mos kapja e dorasit që i mori jetën 24-vjeçarit, ka mllefosur familjarin e viktimës.
Vëllai i tij, Shpëtimi, po thotë se ka humbur shpresat se drejtësia do të vihet ndonjëherë në vend.
Ky i fundit po akuzon policinë se nuk kanë bërë sa duhet për ta zbardhur këtë rast.
Por, me këtë konstatim nuk po pajtohen hetuesit policorë.