Diskriminimi në trajtim mund të jetë nga gjërat (përjetimet) më më të rënda nëpër të cilat kalojnë fëmijët, e sidomos binjakët dhe moshatarët. Sipas disa studimeve shumë prindër dhe mësues bëjnë disa veprime -anipse me qëllim të mirë- me të cilat mund t’i lëndojnë dhe demoralizojnë binjakët pa e vërejtur rrëzikshmërinë e atyre veprimeve.
Këtu janë disa gjëra të rëndësishme me të cilat bëhet dallimi mes binjakeve dhe mund të shkaktojnë dëme psikologjike për ta, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë të gjatë.
- Trajtimi i tyre si një person i vetëm dhe krahasimi i vazhdueshëm mes tyre
Barazia në trajtim të cilën mundohen të bëjnë shumë prindër që të mos nxisin urrejtje dhe xhelozi është diçka, ndërsa krahasimi i vazhdueshëm mes tyre dhe përpjekja për t’i shndërruar në një person është diçka tjetër. Shumë prej baballarëve dhe nënave -deshën apo nuk deshën- bëjnë krahasimin mes nivelit mësimor të binjakëve dhe jo vetëm këtë, por edhe mes talenteve, hobeve të tyre, të folurit dhe sjelljeve të tyre. E harrojnë shumë prindër –ose bëhen sikur harrojnë- që shumë prej binjakëve edhe nëse janë të ngjashëm në formë dhe në disa cilësi tjera – që shpesh ndodh- ata në fund të fundit janë dy persona të ndryshëm, prandaj duhet trajtuar si të tillë.
Nuk është barazi nëse njëri binjak privohet nga një udhëtim, argëtim apo aktivitet vetëmse vëllau apo motra e tij binjake nuk dëshiron ta bëjë atë, sepse ky veprim është i njejtë me atë që e privon dhe e ndalon një njeri nga një veprim i caktuar për të vetmen arsye se vëllau i tij – i cili shihet nga të gjithë se duhet përgjarë si në aspektin mendor po ashtu edhe në atë psikologjik- nuk po don atë. I shohim të njejtit prindër që nuk e pengojnë as e nuk ndalojnë ndonjërin prej fëmijëve tjerë të cilët kanë dallim në moshë.
Të privohet ndonjëri prej binjakëve nga ndonjë shëtitje apo aktivitet vetëmse vëllau apo motra e tij binjake nuk don, kjo nuk ka të bëjë asgjë me barazinë.
- Krahasimet shkollore nuk kanë të ndalur
Vërtet e cekëm më herët krahasimin shkollor, mirëpo e pamë të arsyeshme me e specifiku në pikë të veçantë, sepse krahasimet shkollore nuk ndodhin vetëm nga prindërit, por edhe nga vetë mësuesit. Sa shumë herë kemi dëgjuar mësuesin duke kritikuar njërën prej binjakeve gjatë korigjimit të testeve apo fletoreve duke i thënë: “Shiko sa mirë i ka bërë motra jote!” “Si po kalon ti, ndërsa motra jote nuk po kalon?!” “Mësoja asaj pikturimin ashtu siç po din ti bukur” etj.
Dhe prej veprimeve më të padrejta gjithashtu është edhe ajo që ka të bëjë edhe me korigjimin e hartimeve dhe diktimeve. Psh. mësuesja thotë: “Ja kam përmirësuar gabimet njëres prej jush, tjetra le t’i shikojë dhe përmirësojë prej fletorës së saj”.
Nëse i arsyetojmë krahasimet e prindërve mes binjakëve, për shkak të mosnjohurisë së natyrshmërisë së tyre dhe për shkak të nivelit jo të lartë të vetëdijës, si t’i arsyetojmë apo çfarë të themi për ata mësues dhe mësuese të cilat ka qenë dashtë me i pas të ditura këto gjëra pasi që janë të diplomuar jo vetëm në lëndën të cilën e dhanë, por do duhej të jenë edhe pedagog.
- Diferencimi në nivelin arsimor
Kemi parë sesi dikush prej prindërve e dërgon njërin prej binjakëve në një shkollë më të shtrenjtë dhe më të mirë sesa binjakun tjetër, e kjo nuk ka dyshim se është diferencim në trajtim. Ta dërgosh njërin fëmijë në një shkollë të një niveli më të lartë arsimor, por jo edhe material është e kuptueshme, sepse jo të gjithë fëmijët janë të një niveli arsimor siç e përmendëm më herët, mirëpo bërja dallim në nivelin arsimor për shkak të anës materiale, dhuratave apo ndonjë privilegji tjetër mes fëmijëve e sidomos mes binjakëve është diçka e papranuar.
- Detyrimi i tyre që të qëndrojnë së bashku
Shumë prej binjakëve kanë natyrshmëri, mendësi, prirje e hobe të ndryshme mes tyre. Mund të jetë njëri binjak më i mbyllur, ndërsa tjetri më i hapur e shoqërueshëm. Dhe nga dëshira për të qenë ata gjithnjë bashkë disa prindër ia imponojnë njërit prej tyre që të prezantojë në ngjarje shoqërore që nuk i do, ose e privojnë tjetrin nga to për shkak të binjakut tjetër që nuk i do.
Dëshira e prindërve që binjakët të jenë sa më afër njëri-tjetrit dhe të kenë raporte sa më të mira është diçka, e imponimi i tyre që të ndryshojnë natyrshmërit, prirjet dhe dëshirat e tyre që të bëhen të njejtë është krejt diçka tjetër. Ajo e parë është shumë e kërkuar dhe e dashur, ndërsa kjo e dyta është një punë dhe përpjekje e bezdisshme dhe jo e drejtë për anëtarët e familjës e sidomos për vëllëzërit dhe motrat.
Korrektësia është prej çështjeve që mungon në mendjet e shumë prindërve gjatë përpjekjës së tyre për reailzimin e asaj që është më e mirë dhe e përshtatshme për fëmijët e tyre sipas këndvështrimit të tyre. Edhe pse kjo është prej çështjeve me më ndikim në anën psikologjike të fëmijëve, sepse mund të shkaktojë probleme psikologjike ose sëmundje fizike. Prandaj prindërit duhet të kenë sa më shumë kujdes që munden që të jenë sa më korrektë dhe të drejtë në gjitha aspektet me fëmijët e tyre.