Katër astronautë kthehen në Tokë pas 200 ditësh në hapësirë

Katër astronautë u kthyen në Tokë të hënën me SpaceX për t’i dhënë fund një misioni 200-ditor të stacionit hapësinor që filloi pranverën e kaluar.

Kapsula e tyre ra me parashutë në Gjirin e Meksikës në brigjet e Pensacola, Florida, shkruan AP.

Kthimi i tyre në shtëpi – që vjen vetëm tetë orë pasi u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor – hap rrugën për nisjen e katër zëvendësuesve të tyre nga SpaceX në mbrëmjen e së mërkurës.

Ky do të jetë fluturimi i katërt i ekuipazhit të SpaceX për NASA-n në vetëm një vit e gjysmë.

Astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, Akihiko Hoshide i Japonisë dhe Thomas Pesquet i Francës duhet të ishin kthyer të hënën në mëngjes, por era e fortë në zonën e rikuperimit vonoi kthimin e tyre.