Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 12 mars, në “Zonën e kuqe” janë 14 komuna:
Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë-Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin-Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.
Në “Zonën e verdhë” janë 13 komuna:
Vushtrria, Podujeva, Ferizaj, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.
Në “Zonën e gjelbër” janë 11 komuna:
Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
· Mitrovica e Veriut nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Mitrovica e Jugut nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Leposaviqi nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Gjilani nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Gjakova nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Kamenica nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Zubin-Potoku nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Kllokoti nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”
· Shtimja nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”
· Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Rahoveci nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”
· Prizreni nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”
· Novobërda nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”
· Suhareka nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”
· Kaçaniku nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”.