Kupa e Botës në Katar, e 22-ta me radhë, ka filluar sot në orën 17:00.
Ndeshja hapëse është ajo mes skuadrës nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit.
Reprezentacioni i Katarit do të solidarizohet me Palestinën në ndeshjen hapëse.
Raportohet se kapiteni i Katarit, Hassan Al-Haidous, do ta mbajë shiritin në krahë me flamurin e shtetit të Palestinës.
Sfida e parë mes Katarit dhe Ekuadorit është në kuadër të Grupit A.