Katari: Regjimi i Asadit nuk mjaftohet me marrjen e Halepit (VIDEO)

Një stuhi e “aktivitetit diplomatik” është duke u përpjekur për të krijuar armëpushim në qytetin e Halepit dhe për të ndalur luftën në Siri, por kjo është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Armëpushimi gjendet në mes të fraksioneve gjithnjë në rritje në mes të aleatëve të regjimit të Bashar al-Asad dhe mbështetësve të opozitës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov shpresojnë të arrijnë një marrëveshje, por dilemat më të mëdha mbeten mbi kushtet e marrëveshjes. Për shembull, Rusia këmbëngul se forcat opozitare duhet të tërhiqen nga Halepi lindor, por kjo do te qonte ne zhvillimin e masakrave te popullsia qe po mbrohet nga opozitaret.

Por ora po troket: Kerry do të largohet nga posti i sekretarit muajin e ardhshëm, kur Donald Trump do të jap betimin si president i SHBA-ve. Cdo ndërrim strategjish kërkon kohë, ndërsa gjenocidi vetëm sa po shfaros më tutje popullatën civile të vendit. Mizoritë janë duke u rritur çdo ditë, pasi Aleppo po bie në duart e qeverisë siriane.

Ministri i jashtem i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ka deklaruar se marrja e Halepit nga ana e regjimit nuk do t’i jap fund luftes ne Siri, dhe se vetem marreveshjet qe zbatohen do te japin rezultate.

“Ne jemi me duar te lidhura ne kete situate katastrofike”, deklaroi Al Thani

“Nëse Halepi bie në duart e të regjimit, ky nuk do te jete fundi i luftes. Ne besojmë se populli sirian dhe opozita siriane janë të gatshëm për të rezistuar, dhe për të vazhduar përpjekjet e tyre. Kjo nuk do të përfundojë luftën”, shtoi Al Thani. /MESAZHI/