Pasi Arabia Saudite mbylli kufirin e vetëm tokësor të Katarit për shkak të një “ngërqi diplomatik”, banorët e kryeqytetit të Katarit vërshuan supermarketet në kërkim të furnizimeve.
Shumë prej tyre ishin pajisur me produkte nga Almarai, një kompani qumështi me bazë në Arabi Saudite, dhe kjo erdhi nga frika e implikimeve të bllokadës ndaj qytetarëve.
Por pasi Turqia dhe Irani ndërhynë për të siguruar dyqanet ushqimore të Katarit shumë qytetarë tani po e bojkotojnë konsumimin e qumështit që vjen nga fqinjët e Gjirit.
“Unë nuk i blej ato produkte,” tha Fahad Jassim Al Tamemi, një nga blerësit e shumtë që refuzojnë produktet që vijnë nga vendet që e bojkotuan Katarin.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjipti shkëputën lidhjet diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohan për përkrahjen e “ekstremizmit” dhe Iranit – akuzat që Katari i ka mohuar disa herë.
Punonjësit e restoranteve thonë se sendet ushqimore nga Saudia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u larguan nga bujtinat e tyre.
Edhe në supermarkete, produktet Almarai gjenden me zbritje, në përpjekje për të hequr qafe importet “tabu”. Dhe banorët që janë pajisur në ditët e hershme të bllokadës tani janë të penduar për këtë veprim.
“Papritmas u mësuam për të pirë qumësht turk, i cili ka shije të çuditshme”, tha Hessa, 22 vjeçare.
Në përputhje me vendimin e Katarit për të mos marrë masa të hakmarrjes kundër vendeve arabe që sanksionojnë atë, mediat shtetërore refuzojnë ta bëjnë krizën “më dramatike”.
Por as banorët nuk janë të ashpër. Ata shkuan deri aty sa e morën ngjarjen me kreativitet. Reklama e famshme amerikane “Got milk” u kthye në reklamën “Got sut” (sut – qumësht turqisht).
Ndërsa qumështi saudit i lënë në frigoriferët e Katarit ka filluar të tharbet, marrëdhëniet midis shteteve të Gjirit dhe Katarit janë në gjendje të ngjashme.
Bojkoti nga qytetarët është simbol i protestës së heshtur nga ana e qytetarëve, të cilët nuk u përgjigjën me revoltë. /MESAZHI/