Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari njofton se së shpejti do të rihapë ambasadën në Siri

Katari njofton se së shpejti do të rihapë ambasadën në Siri

Katari njoftoi se ka vendosur të rihapë ambasadën në Siri, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majid bin Mohammed Al-Ansari deklaroi se së shpejti do të hapin ndërtesën e ambasadës në Damask pasi të kenë përfunduar përgatitjet e nevojshme.

Ai theksoi se ky ishte një vendim i marrë në kuptimin e forcimit të marrëdhënieve të ngushta historike vëllazërore mes dy vendeve dhe dy popujve. Al-Ansari tha se vendimi pasqyron mbështetjen e palëkundur të shtetit të Katarit për popullin sirian.

“Me rihapjen e ambasadës, do të rritet koordinimi me autoritetet përkatëse për të lehtësuar rrjedhën e ndihmave humanitare që Katari i ofron aktualisht popullit sirian përmes urës ajrore”, tha Al-Ansari.

Exit mobile version