Katari njoftoi se ka vendosur të rihapë ambasadën në Siri, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majid bin Mohammed Al-Ansari deklaroi se së shpejti do të hapin ndërtesën e ambasadës në Damask pasi të kenë përfunduar përgatitjet e nevojshme.
Ai theksoi se ky ishte një vendim i marrë në kuptimin e forcimit të marrëdhënieve të ngushta historike vëllazërore mes dy vendeve dhe dy popujve. Al-Ansari tha se vendimi pasqyron mbështetjen e palëkundur të shtetit të Katarit për popullin sirian.
“Me rihapjen e ambasadës, do të rritet koordinimi me autoritetet përkatëse për të lehtësuar rrjedhën e ndihmave humanitare që Katari i ofron aktualisht popullit sirian përmes urës ajrore”, tha Al-Ansari.